Sport

Lufta në Ukrainë: Everton pezullon marrëveshjet e sponsorizimit me miliarderin rus Usmanov

2 Mars 2022, 15:31 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë: Everton pezullon marrëveshjet e sponsorizimit

ANGLI – Klubi anglez Everton, i 17-ti në Premier League, njoftoi të mërkurën pezullimin e të gjitha kontratave të sponsorizimit komercial me miliarderin rus Alisher Ousmanov, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Të gjithë te Everton janë të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme që po shpalosen në Ukrainë”,- thuhet në një deklaratë të bluve të Liverppol. – Klubi konfirmon se ka pezulluar me efekt të menjëhershëm të gjitha kontratat e sponsorizimit tregtar me kompanitë “USM”, “Megafon” dhe “Yota”, në të cilat Ousmanov (68 vjeç), një mik i ngushtë i Vladimir Putin, ka aksione të konsiderueshme.

Ish-aksionari i Arsenalit nga viti 2007 deri në vitin 2018, Usmanov ishte bërë një nga sponsorët kryesorë të Evertonit, të blerë në vitin 2016 nga iraniani Farhad Moshiri, me të cilin lidhej me kryeqytetin e “Topçinjve”. Qendra stërvitore e klubit liverpulas u riemërua kështu në “USM Finch Farm” dhe rusi me origjinë nga Uzbekistani kishte gjithashtu një opsion prej 30 milionë paund (36 milionë €) për t’i dhënë emrin e një prej kompanive të tij stadiumit të ri, që aktualisht është në ndërtim.

I shënjestruar nga sanksionet e Bashkimit Europian për lidhjet e tij me Putinin, Usmanov e quajti vendimin e BE-së “të padrejtë”, duke thënë se ai u mor në bazë të “një sërë akuzash të rreme dhe shpifëse që dëmtojnë nderin, dinjitetin dhe reputacionin e tij si biznesmen”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksioni ukrainas ne minsk është pjesë e evertonit që nga viti 2017 klubi konfirmon se ka pezulluar miliarderin rus alisher ousmanov për lidhjet e tij me putinin rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas aksioni ukrainas ne minsk është pjesë e evertonit që nga viti 2017 klubi konfirmon se ka pezulluar miliarderin rus alisher ousmanov për lidhjet e tij me putinin rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas

Sondazh

Poll