Sport

Asambleja miraton propozimin, zgjedhjet për presidentin e FSHF-së shtyhen për më 15 mars…

2 Mars 2022, 10:35 Nga DOSJA
Asambleja miraton propozimin, zgjedhjet për presidentin e FSHF-së

TIRANE Teksa në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, që nga ora 10:30, kanë nisur punimet e saj Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, siç ishte paralajmëruar më herët, pavarësisht situatës së tensionuar, ka folur presidenti Armando Duka.

Pas tij, fjalën e ka marrë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili ka vlerësuar punën e FSHF-së për zhvillimin e futbollit shqiptar, duke mos harruar të fshikullojë edhe ndërhyrjet e politikës në këtë proces zgjedhor.

Më pas, asamblenë e përshëndetën i deleguari i FIFA-s dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Pas tyre, zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova i kërkoi Asamblesë që të bien dakort që zgjedhjet për president, por edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, të shtyhen për më 15 mars, ora 10:00, propozim të cilin të pranishmit në Asamble e miratuan. Më tej, Asambleja vazhdoi punimet e saj me renditin e ditës, duke anashkaluar procesin e zgjedhjes së presidentit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf ora 10:00 shtyhen për më 15 mars asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf ora 10:00 shtyhen për më 15 mars

Sondazh

Poll