Sport

Lufta në Ukrainë: Andrei Yarmolenko akuzon futbollistët rusë për heshtjen e tyre…

2 Mars 2022, 11:26 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë: Andrei Yarmolenko akuzon futbollistët rusë

ANGLI – Shumë i prekur nga lufta në Ukrainë, sulmuesi i kombëtares ukrainase (44 gola në 106 ndeshje), që aktualisht luan West Ham, Andreï Yarmolenko, është lënë pushim nga trajneri i tij David Moyes, për ndeshjen ndaj Wolverhampton (1-0) fundjavën e kaluar.

“Ai ka shumë anëtarë të familjes në Ukrainë dhe është i shqetësuar për të gjithë. Ai është i mërzitur dhe me të drejtë”,- tha trajneri i West Ham të martën, duke shtuar një lajm të publikuar në faqen e internetit të “Hammers”, se 32-vjeçari kishte rifilluar stërvitjen një ditë më parë.

Mirëpo mbrëmë, Yarmolenko ka sfiduar ashpër lojtarët rusë në rrjetet sociale, duke i qortuar për heshtjen e tyre: “Djema, pse rrini si gomaret dhe nuk flisni asgjë? Në vendin tim vrasin njerëz, vrasin gra, vrasin nëna, vrasin fëmijët tanë. Por ju nuk thoni asgjë, nuk keni bërë asnjë koment… Unë ju njoh shumë, të gjithë më keni thënë, se nuk duhet të jetë kështu, që presidenti juaj vepron në një mënyrë të tillë… Pra, djema, ju keni ndikim mbi njerëzit, ju lutemi tregojuni atyre… Tani është koha për të treguar vlerën tuaj… në jetën reale. Faleminderit për vëmendjen! Lavdi Ukrainës”.

 

 

A post shared by Yarmolenko Andrey (@yarmolenkoandrey)

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andreï yarmolenko ish-trajneri i west ham dhe spurs rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas së bashku me west ham andreï yarmolenko ish-trajneri i west ham dhe spurs rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas së bashku me west ham

Sondazh

Poll