Sport

Lufta në Ukrainë: Dortmund i heq titulli e nderit Gerhard Schröderit, për lidhjet me Rusinë

2 Mars 2022, 15:20 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë: Dortmund i heq titulli e nderit Gerhard

GJERMANI – Borussia Dortmund (BVB), aktualisht e dyta në Bundesligë, vendosi të mërkurën t’i hiqte ish-kancelarit Gerhard Schröder titullin e anëtarit nderi të klubit, për shkak të lidhjeve të tij me Vladimir Putinin dhe grupet e mëdha ruse, raporton BVB në faqen e tij të internetit.

Vendimi u mor unanimisht nga komiteti drejtues dhe kryetari i tij Reinhardt Rauball, i cili informoi personalisht ish-kancelarin socialdemokrat (1998-2005).

Të hënën, klubi nga Ruhri kishte komunikuar tashmë për këtë temë, duke konsideruar se ishte “e papranueshme për shkak të sulmit rus kundër Ukrainës”, që një anëtar nderi i BVB të zinte një pozicion drejtues në një korporatë shtetërore ruse.

Në moshën 77-vjeçare, ish-kancelari Schröder nuk e ka fshehur kurrë afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin. Ai është kryetar i bordit të drejtorëve të “Rosneft”, grupi kryesor rus i naftës dhe i komitetit të aksionerëve të Nord Stream 2, një tubacion gazi ruso-gjerman. Ai në parim duhet t’i bashkohet bordit mbikëqyrës të gjigantit rus “Gazprom” në qershor.

Ndryshe nga ish-udhëheqësit e tjerë europianë të lidhur me grupet ruse, si ish-kryeministri François Fillon, ose italiani Matteo Renzi, ish-kancelari Schröder refuzoi në këtë fazë të jepte dorëheqjen nga mandatet e tij.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borussia dortmund e kloppit ish-kancelari schröder ish-kancelarit gerhard schröder menaxher i borussia dortmundit titullin e anëtarit nderi të klubit borussia dortmund e kloppit ish-kancelari schröder ish-kancelarit gerhard schröder menaxher i borussia dortmundit titullin e anëtarit nderi të klubit

Sondazh

Poll