Sport

Bilancet negative, Milan dhe Inter në telashe, gati sanksioni nga UEFA

2 Mars 2022, 11:01 Nga DOSJA
Bilancet negative, Milan dhe Inter në telashe, gati sanksioni nga UEFA

ITALI- Fair-Play financiar nuk është zhdukur kurrë. Madje pritet që në maj të përpilohen rregullat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi në sezonin 2024-2025. Uefa ka hedhur një vështrim për bilancet e klubeve në Europë të cilët janë goditur nga Covid-19. Rreth 30 klube nuk ia kanë dalë të respektojnë parametrat. Mes tyre edhe Inter, Milan dhe Roma që tashmë kanë marrë një komunikatë nga UEFA.

Së shpejti këtyre skuadrave do t’i bashkohet edhe Juventus. Sipas raportit të Uefa-s, Inter ka që në vitin 2018 që e kalon shumën e paracaktuar për humbjet sezonale. Madje mendohet se gjithsej Inter aktualisht ka 245 milionë euro deficit. UEFA ka vendosur të kryejë një auditim në mesin e marsit dhe Milan e ka rradhën në fund te muajit.

Klubet italiane presin që të hyjnë në këtë periudhë tranzitore deri në hyrjen në fuqi të rregullave të reja dhe nuk presin sanksione, por nuk perjashtohen. Ajo qe i lehtëson klubet italiane është që numri i klubeve me bilanc negativ është i madh në Itali dhe nuk mund të sanksionojë kaq shumë klube.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter milan uefa inter milan uefa

Sondazh

Poll