Sport

ECA pezullon klubet ruse, anëtare të saj për shkak të luftës në Ukrainë…

2 Mars 2022, 06:11 Nga DOSJA
ECA pezullon klubet ruse, anëtare të saj për shkak të

ANGLI – Duke ndjekur shembullin e UEFA-s, e cila pezulloi të gjitha klubet ruse nga garat e saj për shkak të luftës në Ukrainë, edhe Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) ka vendosur të pezullojë të gjithë anëtarët rusë, me efekt të menjëhershëm.

ECA, e kryesuar nga presidenti i PSG-së, sheiku Nasser Al-Khelaïfi, miratoi gjithashtu përfundimin e partneritetit tregtar me “Gazprom”, këtë të martë gjatë takimit të saj të parë në 2022, organizuar në Londër.

Bordi i Drejtorëve është gjithashtu i përkushtuar për të vazhduar të gjitha përpjekjet për të ofruar mbështetjen e nevojshme për klubet ukrainase dhe lojtarët e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Ky qëndrim dhe të tjerët do të trajtohen në asamblenë e ardhshme të përgjithshme, të planifikuar për në 28 dhe 29 mars në Vjenë të Austrisë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gazprom presidenti i parizienëve nasser al-khelaïfi presidentin nasser al-khelaifi shembullin e uefa-s shoqata e klubeve evropiane (eca) gazprom presidenti i parizienëve nasser al-khelaïfi presidentin nasser al-khelaifi shembullin e uefa-s shoqata e klubeve evropiane (eca)

Sondazh

Poll