Sport

Shfaqet kandidati i parë, zvicerani Hansjorg Wyss po mendon për të blerë Chelsean…

2 Mars 2022, 11:50 Nga DOSJA

ZVICER – Hansjorg Wyss, 86 vjeç, një nga njerëzit më të pasur të Zvicrës, tha të mërkurën, se i ishte ofruar propozimi që të blinte Chelsean, pasi pronari i klubit të Premier League, oligarku rus Roman Abramovich, është tërhequr pas pushtimit të Ukrainës.

“Unë kam nevojë për katër apo pesë ditë reflektimi. Abramovich po kërkon shumë tani. Chelsea i detyrohet atij 2 miliardë funte, përveç se Chelsea nuk ka para. Kjo do të thotë se ata që blejnë Chelsean, duhet të kompensojnë Abramovich”,- është shprehur biznesmeni zviceran.

Sipas “Daily Mail”, Abramovich është i gatshëm t’i shesë “blutë” e Londrës për një shumë prej…. 3.6 miliardë euro!

Hansjorg Wyss vazhdon të shprehet: “Abramoviç është një nga këshilltarët dhe miqtë më të ngushtë të Putinit. Ashtu si gjithë oligarkët e tjerë, ai është në panik. Ai dëshiron të shpëtojë shpejt nga Chelsea. Së bashku me tre persona të tjerë, mora një ofertë të martën për të blerë Chelsean nga Abramovich”,- ka thënë Wyss për të përditshmen zvicerane në gjuhën gjermane “Blick”.

Wyss, themeluesi i kompanisë së prodhimit të pajisjeve mjekësore “Synthes”, tha gjithashtu se nuk do të shkonte vetëm: “Nëse e blej Chelsean, do të jetë me një konsorcium prej gjashtë deri në shtatë investitorësh”.

Për momentin, Abramovich nuk është në listën e individëve apo kompanive të shënjestruara nga sanksionet britanike për lidhjet e tyre me regjimin e Vladimir Putin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas 86 vjeç hansjorg wyss kërkesa e roman abramovich momenti i keq i chelseas vazhdon një nga njerëzit më të pasur të zvicrës për pozicionin e presidentit roman abramovich “blutë” e chelseas 86 vjeç hansjorg wyss kërkesa e roman abramovich momenti i keq i chelseas vazhdon një nga njerëzit më të pasur të zvicrës për pozicionin e presidentit roman abramovich

Sondazh

Poll