Politike

‘LSI-së nuk do i gjesh gjurmë’, Kryemadhi për mesazhin e Ramës: Meta nuk ma kishte treguar, më mbeti hatri

6 Korrik 2019, 06:25 Nga DOSJA
‘LSI-së nuk do i gjesh gjurmë’, Kryemadhi për

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e djeshme ka zhvilluar një mbledhja me strukturat e partisë që ajo drejton.

Kryemadhi tha se Ilir Meta nuk ia kishte treguar mesazhin ku Edi Rama i shkruante se LSI-ja nuk do të ekzistonte.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi ka sfiduar edhe presidentin Meta për të zhvilluar një garë për kreun e partisë.

E dëgjuat edhe mesazhin? Mua me thënë të drejtën nuk ma kishte treguar Ilir Meta. I thashë që më ka ngelur pak hatri, se duhet të më kishe thënë se të ka çuar ndonjë mesazh, se ka vënë në dyshim aftësitë e mia organizative, meqenëse të ka thënë që kur do të mbarosh mandatin e Presidencës nuk do të gjesh më LSI.

Unë i thashë Metës: “Kur të mbarosh mandatin e Presidencës, bëhu gati që të hymë të dy në garë që të shikojmë se kush do fitojë”.

Ajo që është shumë e çuditshme është se si Edi Rama kishte parashikuar në 2017 se Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD-së, se nuk do të kishte më LSI. Çuditërisht LSI-ja u shtua çdo ditë edhe më shumë sepse fallxhore unë, fallxhor Edi Rama, por unë jam fallxhore që më dalin fjalët, por atij nuk i dalin fjalët.

Lulzim Basha vazhdon të jetë kryetar i PD-së, LSI-ja vazhdon të rritet sepse po të ishte LSI-ja e zvogëluar, ai do të hynte në zgjedhje normale, por pikërisht sepse ka vetëm 10%. Unë nuk them se 80% janë LSI dhe PD sepse nuk ka shanse të jenë. Nuk jemi të gjithë një mendim, por mund të them që mund të merret me rezultatin e 2017, ku ai përdori mbi 80 milion euro”, – tha ajo.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lsi mesazhi i rames meta kundër të gjithëve monika kryemadhi lsi mesazhi i rames meta kundër të gjithëve monika kryemadhi

Sondazh

Poll