Politike

S’u lejua të shkonte në Tropojë, Rudina përqafon kongresmenin: Faleminderit që përkujtuat tim atë

6 Korrik 2019, 07:35 Nga DOSJA
S’u lejua të shkonte në Tropojë, Rudina përqafon

TIRANË– Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka publikuar disa foto me kongresmenin amerikan Eliot Engel duke e falenderuar atë.

Krahas fotove të postuara prej saj, Rudina falenderon Engel për përkujtimin që i kishte bërë babait të saj në qytetin e Bajram Currit.

Përqafim i ngrohtë me Eliot Engel gjatë turneut në rajonin e Balkanit Perëndimor. E falenderoj për përkujtimin e babait tim. Ai është duke lënë një shenjë në botë duke mbështetur atë çka është efektive. Ç’privilegj që kam mësuar aq shumë prej tij,”-shkruan Rudina. 

Ditën e djeshme, Rudina Hajdari nuk është lejuar të shkojë në Tropojë në ceremonisë për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel në një rruge. Deputetja është shprehur se ky është një vendim i PD-së, duke ironizuar edhe presidentin Ilir Meta dhe kryebashkiakun e Tropojës Besnik Dushajn. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eliot engel hajdari ndalohet në tropojë rudina hajdari eliot engel hajdari ndalohet në tropojë rudina hajdari

Sondazh

Poll