Politike

Dy ditë para protestës, Basha e Kryemadhi thirrje qytetarëve: Të bashkohemi për familjet e fëmijët tuaj

6 Korrik 2019, 09:28 Nga DOSJA
Dy ditë para protestës, Basha e Kryemadhi thirrje qytetarëve:

TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar spotin për protestën e radhës së opozitës me 8 korrik. 

Krahas videos, Basha shkruan se në protestën e të hënës do të jenë të gjithë bashkë dhe nuk do të bëhet asnjë hap pas.

“Të hënën 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria Si Europa! Asnjë hap pas!,”- shkruan Basha. 

Nga ana tjetër edhe Kryemadhi ka bërë thirrje për bashkim pasi sipas saj ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe që garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

Kjo është protesta e parë kombëtare e opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat demokratët e aleatët zgjodhën që t’i bojkotonin. Sërish ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.  

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019 edi rama kriza politike lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll