Politike

Ndjeshmëria publike e Arben Ahmetajt për ‘SHEFIN’: Rama u fye nga Basha, e ftoi edhe sinqerisht për dialog

6 Korrik 2019, 09:50 Nga DOSJA
Ndjeshmëria publike e Arben Ahmetajt për ‘SHEFIN’: Rama u

TIRANE- Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është optimist se dialogu mes opozitës dhe mazhorancës nuk do të vonojë. Kështu ka thënë në studion e Abc News, ku u ndal tek akuzat e PD. Ahmetaj madje ka thënë se kryeministri është fyer edhe në momentin kur ka ofruar dialog të sinqertë.

“Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog. Po t’i kthehemi Bashës me akuza të bazuara në dokumenta, Basha nuk duhet të ishte asgjëkund. Nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën. Duke folur krimi, droga, i bën krim partisë së vet do gjunjëzojë një popull me dhunë, nuk bën vaki, nuk ikën Rama se do Lul Basha. Kryeministri ynë i ka ftuar nuk i ka fyer as njërin as tjetrin, Basha vetëm akuza dhe fyerje.

Kryeministri ka bërë debat dhe ironi politike, ama është lutur për dialog dhe lutje të sinqerta madje dhe direkt tha jam gati të dialogoj për të ardhmen e vendit. Në 18 tetor është Këshilli i Ministrave Evropianë do kënaqet, apo do hidhërohet Basha? Të kontribuojë që situata të kthehet në normalitet”- tha Ahmetaj.

Deklarata e Ahmetajt vjen 6 ditë pas zgjedhjeve lokale ku opozita nuk mori pjesë. Në zgjedhjet e 30 qershorit PS mori 60 bashki, përveç bashkisë së Finiqit duke e ngjyrosur mavi hartën e Shqipërisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj dialogu opozite-qeveri edi rama arben ahmetaj dialogu opozite-qeveri edi rama

Sondazh

Poll