Aktualitet

Filmi i Zelenskyy-t/Rama riposton videon tallëse, Merkel s’donte Ukrainën në BE: Mali i Zi

2 Mars 2022, 14:31 Nga DOSJA
Filmi i Zelenskyy-t/Rama riposton videon tallëse, Merkel s’donte

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ripostuar një video të xhiruar për serialin “Servant of the People”, ku shfaqet presidenti aktual i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili luante rolin e Vasyl Petrovych Holoborodko. Në fragmentin e shkëputur, Zelenskyy ose Holoborodko merr një telefonatë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila e uronte për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në videon e shpërndarë nga gazetarja investigative e “Times” Vera Bergengruen, Merkel në fakt donte që të lidhej me Malin e Zi.

BISEDA GJATË FILMIT:

I can’t wrap my mind around the existence of this clip. pic.twitter.com/1XvBYWlMxg

— Vera Bergengruen (@VeraMBergen) March 2, 2022

Holoborodko/ Zelenskyy: Alo!

X: Mirëmëngjes zoti president. Mund t’ju lidh me zonjën Angela Merkel?

Holoborodko/ Zelenskyy: Po, mundeni!

Angela Merkel: Alo, urimet e mia. Ne vendosëm që të fusim vendin tuaj në BE.

Holoborodko/ Zelenskyy: F**k! Jam shumë i lumtur. Faleminderit shumë. Gjithë Ukraina e ka pritur këtë ditë për shumë kohë.

Angela Merkel: Ukraina?

Holoborodko/ Zelenskyy: Po?

Angela Merkel: Më falni, gabimi im, doja të flisja me Malin e Zi

Holoborodko/ Zelenskyy: Malin e Zi? Bukur! Urimet e mia!

Ndërkohë që kryeministri ynë e ka ripostuar videon, si për të treguar që në fakt Bashkimi Europian mund të kishte shmangur gjithçka pasi tani me shumë gjasa do të anëtarësojë Ukrainën në kohë lufte. Kur në fakt mund ta kishte bërë më parë, njëjtë si me të gjithë vendet ish-komuniste. Për të zhdukur kështu edhe ndikimin rus që bie në kundërshtim me vlerat dhe parimet europiane. E njëjta gjë duket se nënkuptohet nga Rama edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që edhe pse kanë statusin e vendit kandidat, sërish janë larg çeljes së negociatave.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni angela merkel volodymyr zelenskyy angela merkel volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll