Aktualitet

VIDEO- MASAT! Hiqet ora policore në Shqipëri, marrin frymë bizneset, vaksinim nga 12 vjeç

2 Mars 2022, 10:06 Nga DOSJA
VIDEO- MASAT! Hiqet ora policore në Shqipëri, marrin frymë

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë orën policore dhe ka vendosur që të rekamondojë vaksinimin e fëmijëve duke nisur nga mosha 12 vjeç. Ndryshimi i masave u vendos në një mbledhje të zhvilluar sot, ndërkohë në fuqi është lënë paraqitja e pasaportës së vaksinimit, ose testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në Shqipëri, me përjashtim të fëmijëve deri në 6 vjeç.

“Përsa i përket orës policore, mendohet që ora policore të mos jetë më siç ishte nga ora 00:00 deri në orën 06:00. Pra hiqet. Por natyrisht, ndryshimi i këtyre masave do të shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike, duke ia përshtatur ndryshimin e masave, ndryshimit të këtyre indikatorëve. Të nderuar qytetarë, tashmë është e qartë që përmirësimi vjen nga vaksinimi. Kështu që në mënyrë që kjo situatë të vijojë të mbetet e tillë, duhet që të vazhdojmë me shumë intensitet procesin e vaksinimit,”- tha Rakacolli.

Mbajtja e maskave me detyrim në ambiente të mbyllura vijon të jetë në fuqi si dhe kufizimi deri në 30% të kapacitetit për grumbullimet në hapësirat e mëdha, si stadiume apo kinema. E pranishme në mbledhje, shefja e Infektivit, Najada Çomo tha se në spitale ka 50 persona të shtruar, që do të mund të ishin shumë më pak nëse do të ishin vaksinuar.

Gati 70% janë forma të rënda, 10% janë forma kritike. Të shtruarit janë të pavaksinuar. Kemi vdekje çdo ditë. Nëse do të ishin vaksinuar pa diskutim që numri i humbjeve të jetës do të ishte shumë më i ulët. Unë bëj thirrje permanente, që pavarësisht se kemi ulje ‘arma” jonë është vaksina,”– tha ajo.

Ndërsa, Gjeorgjina Kuli tha se në javën e fundit ka një ulje të ritmit të shtrimeve.

“Kemi vetëm 7 fëmijë në spital, të cilët janë në gjendje. Këmbëngulim te vaksinimi te moshat mbi 12 vjeç, sepse janë vënë re ndërlikime për shëndetin dhe jetën nga infektimi me Covid,”- tha ajo.

Ndërsa kryetarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve tha se vaksinimi është arma më e fortë që mund të ketë vendi ynë dhe se injektimi i fëmijëve nga 12 vjeç mund të nisë nga 3 vjeç.

“Ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike. Vjen në radhë të parë nga procesi i vaksinimit, që ko situatë të jetë e tillë dhe t’i ndalim qarkullimin e virusit si dhe mutacionet e tij duhet të vazhdojmë me intensitet vaksinimit. Të fillojmë që në moshën 12 vjeçare të vaksinohen. Ky ndryshim fillon në tre mars,”- tha Rakacolli.

Masat në fuqi:

Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura.

Mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore e sportive.

Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

1.​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

2.Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose rapid test brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

3.​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

4.​Përjashtim bëjnë fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 5 ditore

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll