Aktualitet

Vepra të ndryshme penale, prangosen 6 persona në Tiranë

2 Mars 2022, 13:27 Nga DOSJA
Vepra të ndryshme penale, prangosen 6 persona në Tiranë

TIRANË – 6 persona u prangosën sot për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 67-vjeçari L.L. u kap pasi vodhi para nga valixhja e shtetases B.L. Për vjedhjen e një çante është kapur dhe M.N., 31 vjeç. 26 vjeçari M.R. u prangos pasi rezulton i shpallur në kërkim për vjedhje.

R. T., 21 vjeçe u arrestua teksa iu gjet kanabis. 33-vjeçari R.C. dhe L. M., 54 vjeç u ndaluan teksa po i jepnin makinave në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 67 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, një valixhe dhe një çantë dore, në banesën e shtetases B. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit M. N., 31 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases D. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen e shtetasit M. R., 26 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. T., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– R. C., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d,v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll