Aktualitet

Mbyllen punimet e Asamblesë së FSHF-së, takimi përsëri më 15 mars për zgjedhjet…

2 Mars 2022, 11:06 Nga DOSJA
Mbyllen punimet e Asamblesë së FSHF-së, takimi përsëri

TIRANE – Kanë përfunduar punimet e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, të parashikuara për t’u mbajtur ditën e sotme, më 2 mars, në orën 10:00.

Pas propozimit të paraqitur nga zv.presidenti, Edvin Libohova, për shtyrjen e procesit të zgjedhjeve të presidentit dhe anëtarëve të KE të FSHF-së dhe miratimit nga delegatët, Asambleja vazhdoi punimet e saj sipas renditit të ditës me miratimin e raporteve financiare të FSHF-së.

Pas tyre, zv.presidenti Edvin Libohova, i cili drejtoi punimet e kësaj Asambleje, deklaroi mbylljen e punimeve, duke u vënë takim delegatëve për t’u takuar sërish më 15 mars, po në të njejtën orë në “Shtëpinë e Futbollit”, për të kryer procesin e zgjedhjes së presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzektutiv të FSHF-së.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport asambleja e fshf-se asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e fshf-se asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf

Sondazh

Poll