Aktualitet

6 Marsi/ Celibashi: Rezultatin paraprak do ta shpallim pas mbylljes së votimit

2 Mars 2022, 11:54 Nga DOSJA
6 Marsi/ Celibashi: Rezultatin paraprak do ta shpallim pas mbylljes së

TIRANË– Pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit mund të bëhen të ditura rezultatet. Kështu deklaroi sot kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi për gazetarët, duke bërë të ditur se procesi i votimit do të vijojë pa probleme dhe i qetë.

‘Testimi i pajisjeve është i panevojshëm. Problamatika gjatë zgjedhjeve do të jetë zero.’– tha Celibashi.

Pyetja: Sa i sigurtë është procesi i votimit?

‘Siguria në Vorë është 100% i sigurtë, as kompania prodhuese s’mund të zbulojë se kush votoi për kë. Kjo që thashë është e vërtetë. Synojmë që rezultatin paraprak ta shpallim sapo të mbyllet votimi. ‘- shtoi kreu i KQZ.

Sot u bë testimi i pajisjeve të identifikimit, aty ku qytetarët do të votojnë ditën e dielë.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të marrin pjesë 11 parti me 18 kandidatë në 6 bashki që janë në garë. Të gjitha partitë do të garojnë veçmas përveç LSI dhe PDK që janë bashkuar me kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll