Aktualitet

8 Janari/ Prokuroria i kthen dosjen policisë: Të arrestuarit s’kanë lidhje me dhunën

2 Mars 2022, 12:33 Nga DOSJA
8 Janari/ Prokuroria i kthen dosjen policisë: Të arrestuarit

TIRANË– Prokuroria e Tiranës i ka kthyer dosjen hetimore policisë së Shtetit për çështjen e protestës së 8 Janarit, në selinë e Partisë Demokratike.

Sipas Prokurorisë disa nga të arrestuarit nuk kanë lidhje me dhunën që u shkaktua. Prokuroria kërkon nga policia që të kryejë identifikimin e agresorëve nga pamjet filmike.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por sot edhe të arrestuarit janë liruar nga Gjykata.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria protesta e 8 janarit prokuroria protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll