Aktualitet

Arratisja spektakolare për Vitin e Ri, si u kap shqiptari në Holandë, ndërrimi i makinave

2 Mars 2022, 12:11 Nga DOSJA
Arratisja spektakolare për Vitin e Ri, si u kap shqiptari në

ITALI– Arratia e shqiptarit, vetëm 29 vjeç, Kristian Mëhilli mori fund në Amsterdam të Hollandës, ku ai u vu në pranga. Mediat italiane shkruajnë se 29-vjeçari që u arratis nga burgu i Vercellit në Itali, natën e ndërrimit të viteve, do të ekstradohet së shpejti në Itali.

Dosja e tij hetimore është në duart e prokurorit Michele Paterno, i cili deklaron se hetimet për shqiptarin vijojnë.

“Ka ende hetime për të bërë,”- sqaron prokurori. 

Ajo që ka mbetur mister është mënyra se si Mehilli ka mbërritur në Holandë dhe sa ka ndenjur atje fshehur. Skema që është në duart e hetuesve për momentin është se shqiptari ka dalë nga Italia në mënyrë ilegale, duke ndërruar disa makina e duke patue me vete dokumente identifikimi false bashkë me pasaportën e vaksinimit. Mediat italiane shkruajë se ai u ndalua në Holandë dhe, përmes bazës ndërkombëtare të të dhënave, policia italiane mundi të kryqëzonte të dhënat me atë holandeze dhe të zbulonte se personi me letërnjoftim fals ishte në fakt njeriu që policia kishte kërkuar prej muajsh. 

“Ishte një hetim kompleks”, thotë komisioneri Maurizio Di Domenico. 

Në pranga janë vënë edhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë shqiptarë me banim në provincën e Alessandria. Të arrestuar janë: vëllai i të arratisurit, Xhulian Nika dhe miqtë e tij, Emanuel Kreci dhe Xhulian Bunaj.

“Ne kemi kthyer imazhin e ligjit pas një ngjarjeje që i shëmbëllente atyre në letërsi apo filma,”- tha kryeprokurori Pierluigi Pianta.

Mëhilli duhet të vuante dënimin me burg deri në vitin 2029 për një sërë grabitjesh në vila në provincën e Alessandria-s, kurse Pjetergjokaj, anëtar i së njëjtës bandë, deri në vitin 2028. Mëhilli dhe shoku i qelisë, Augustin Pjetërgjokaj, sharruan hekurat e qelisë dhe u hodhën në tokë nga kati i katërt me ndihmën e çarçafëve. Nisja e hetimeve të menjëhershme bëri edhe që shqiptari të arrestohej Brenda një kohe të shkurtër.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kristian mehilli kristian mehilli

Sondazh

Poll