Sport

As fitues as humbës: Milan-Inter përfundon 0-0, derbi vendoset në ndeshjen e kthimit

1 Mars 2022, 22:06 Nga DOSJA
As fitues as humbës: Milan-Inter përfundon 0-0, derbi vendoset në

ITALI- Përfundon 0-0 derbi i gjysmëfinales së Kupës së Italisë Milan-Inte. Në San Siro vihet në skenë një sfidë e ekuilibruar për sa i përket posedimit të topit, por në të cilën skuadra e Piolit u shfaq më e rrezikshme, me kuqezinjtë që shpërdoruan shumë. Alexis Saelemaekers nuk u tregua i qartë përballë Handanovic duke e lënë rezultatin të paprekur.Do të ishte sërish Milani që do të rrezikonte me anë të Theo Hernandez, por goditja e francezit kaloi ngjitur me shtyllën.

Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm. Të dy ekipet kërkuan të mos lejonin shumë hapësira prapa, duke e bërë të vështirë rrezikshmërinë në portën kundërshtare. Rastet ishin të pakta, ndërsa dukej se ekipet po dilnin të kënaqur nga ky takim. Për rrjedhojë, rezultati final i takimit përfundoi 0-0.

Gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit ku Inter dhe Milan do të përplasen sërish në fund të prillit për të cakutar se kush do të shkojë në finale.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter milan inter milan

Sondazh

Poll