Sport

Milan-Inter, derbi kundër luftës! Shevchenko mesazh prekës në ‘San Siro’

1 Mars 2022, 21:05 Nga DOSJA
Milan-Inter, derbi kundër luftës! Shevchenko mesazh prekës

ITALI– Derbi i Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit është ngjyrosur verdheblu si flamuri i Ukrainës. Flamujt e vegjël të Ukrainës me fjalën “PAQE” u vendosën në ulëset e San Siros për të mbështetur vendin e goditur nga sulmi rus para fillimit të ndeshjes së madhe. Milan doli në fushë me një fanellë speciale, një fanellë e bardhë me flamurin verdheblu të Ukrainës dhe fjalën “Paqe”.

VIDEO MESAZH NGA SHEVCHENKO: TË NDALOJMË SË BASHKU LUFTËN

Para ndeshjes është transmetuar edhe një videomesazh nga ish-sulmuesi i Milanit, Andrij Shevchenko. “Të dashur miq italianë, nga San Siro ju kërkoj t’i bëni njerëzit të ndjejnë mbështetjen tuaj për paqen në Ukrainë. Populli ukrainas dëshiron paqen, sepse paqja nuk ka kufij, sepse ajo që na bashkon duhet të jetë më e fortë se ajo që na ndan. Le ta ndalojmë këtë luftë së bashku. Një përqafim për të gjithë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter milan shevchenko inter milan shevchenko

Sondazh

Poll