Bota

Bilanci i luftës në Ukrainë, Zelenskyy: Kemi vrarë 6 mijë ushtarë rusë

2 Mars 2022, 08:03 Nga DOSJA
Bilanci i luftës në Ukrainë, Zelenskyy: Kemi vrarë 6

UKRAINë – Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy raportoi sot në mëngjes se ushtria ukrainase ka vrarë 6 mijë ushtarë rusë në 6 ditët e para të luftimeve. Kreu i shtetit ukrainas shtoi gjithashtu se ka folur disa herë me presidentin amerikan Joe Biden. Ai theksoi se ua ka përsëritur disa herë liderëve të Perëndimit se Ukraina do të rezistojë akoma më shumë ndaj Rusisë. Megjithatë, Zelenskyy nënvizoi se Ukraina nuk mund t’ia dalë e vetme kundër Rusisë.

“Kam biseduar disa herë me Biden. U kam thënë liderëve të Perëndimit se Ukraina do të rezistojë dhe luftojë më fort se kushdo tjetër, por të vetëm nuk ia dalim dot ndaj Rusisë”, u shpreh në mëngjes lideri i Ukrainës Volodimir Zelenskyy.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

Burimi: CNN, GBN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll