Bota

Rusia merr “mbështetje të fuqishme” nga Venezuela

2 Mars 2022, 07:39 Nga DOSJA
Rusia merr “mbështetje të fuqishme” nga Venezuela

Në një shprehje të rrallë të mbështetjes për Rusinë, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e siguroi presidentin rus, Vladimir Putin, për mbështetjen e tij “të fuqishme”.

Dy udhëheqësit biseduan përmes telefonit, me iniciativën e Karakasit. Sipas një komunikate të lëshuar nga Kremlini, Maduro i dënoni edhe, siç thuhet, “veprimet destabilizuese të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”.

Qindra njerëz janë vrarë në Ukrainë dhe së paku gjysmë milioni janë zhvendosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin, më 24 shkurt. Putin ka urdhëruar sulmet, pasi nuk ka marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerojë aleancën e saj ushtarake drejt lindjes.

Pas telefonatës, Maduro publikoi një mesazh në Twitter me një fotografi të tij dhe Putinit. Ai po ashtu tha se i ka thënë udhëheqësit rus se Venezuela është në favor të mirëkuptimit dhe dialogut, si mënyrë për të ruajtur paqen”.

Venezuela, së bashku me Kubën dhe Nikaraguan, janë aleate të Moskës nga Amerika Latine. Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende ta tjera nuk e njohin rizgjedhjen e Maduros president në vitin 2018.

Marrë nga REL

 

LAJMI KRYESOR: 7 ditë luftë në Ukrainë/ Ushtria ruse godet Kharkivin, sot takohen sërish delegacionet

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nato nicolas maduro shba vladimir putin lufta ukraine-rusi nato nicolas maduro shba vladimir putin

Sondazh

Poll