Bota

Masat e ASHPRA! SHBA mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

2 Mars 2022, 07:24 Nga DOSJA
Masat e ASHPRA! SHBA mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se administrata e tij ka marrë vendim për të mbyllur hapësirën ajrore të SHBA-së për të gjitha fluturimet ruse.

Veprimi pason masa të ngjashme, të ndërmarra nga vendet evropiane dhe Kanadaja, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur para Kongresit amerikan për gjendjen në vend, Biden tha se ndalesa do ta izolojë edhe më shumë Rusinë dhe do ta rëndojë edhe më shumë ekonominë e saj.

Rubla ruse ka humbur 30% të vlerës së saj, tha Biden. Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

Sanksionet përfshijnë edhe përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi bankar global SWIFT. “Ekonomia e Rusisë po lëkundet dhe fajin e ka vetëm presidenti rus, Vladimir Putin”, tha Biden.

Marrë nga REL

LAJMI KRYESOR: 7 ditë luftë në Ukrainë/ Ushtria ruse godet Kharkivin, sot takohen sërish delegacionet

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll