Bota

1 javë luftë! PËRDITËSIMET, parashutisët rusë sulmojnë Kharkiv, goditet ndërtesa e policisë

2 Mars 2022, 07:46 Nga DOSJA

UKRAINË– Ukrainasit janë zgjuar mëngjesin e sotëm nga tingujt e njohur të sirenave të sulmeve ajrore, që tregojnë se sulmet kanë nisur në disa qytete. Qytetet e Ukrainës janë zgjuar me sulme që kanë lënë pas viktima. Në Kharkiv kanë ndërruar jetë 21 persona ndërsa të plagosur kanë mbetur 112 të tjerë, ndërsa parashutistët rusë kanë sulmuar ndërtesa përfshirë këtu edhe ndërtesën e policisë. Biden ka mbajtur një fjalim në të cilin ka përmendur se do të kishte masa akoma më të ashpra për Rusinë.

PËRDITËSIMET nga BBC

-21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv.

-Sulm me raketa në qytet, që ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet dhe një pjesë të Universitetit Karazin.

-Parashutistët rusë kanë zbarkuar në Kharkiv në një përpjekje për të marrë qytetin e rrethuar lindor të Ukrainës.

-Forcat ushtarake ruse pretendojnë se ka marrë qytetin jugor të Khersonit.

-Transmetimet televizive dhe aksesi në lajme janë ndërprerë pasi dy raketa ruse goditën një kullë televizive, duke vrarë pesë persona dhe duke lënë pesë të tjerë të plagosur.

-Banorët e qytetit verilindor të Sumy janë urdhëruar në strehimore për shkak të kërcënimit të zjarrit të artilerisë, sipas guvernatorit rajonal.

-Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një fjalim për gjendjen e Bashkimit, në të cilin ai njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të SHBA për avionët rusë

-Biden vuri në dukje rezistencën e vendosur të ukrainasve, duke thënë se “Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit ukrainas”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll