Bota

Sot në luftë të ashpër me Rusinë, “Wikileaks”: Si SHBA çarmatosi Ukrainën?

2 Mars 2022, 07:26 Nga DOSJA
Sot në luftë të ashpër me Rusinë,

UASHINGTON – Thirrja e Ukrainës për ndihmë me furnizim armatimesh dhe mbrojtje ndërkombëtare e ka zanafillën prej një kohe të gjatë. Në kohën kur shpërtheu skandali “Wikileaks” i rrjedhjes së shumë dokumenteve të shteteve të ndryshme të botës lidhur me çëshje të caktuara, një kabllogram i vitit 2009 tregon se si SHBA kontribuoi në reduktimin e armatimeve të shtetit ukrainas. Bëhet fjalë për një takim të grupit të përbashkët të punës Uashington-Kiev për Reduktimin e Armatimeve, i zhvilluar në datat 24-25 shkurt 2009. Shteti amerikan gjykon nëpërmjet një raporti se Ukraina nuk është në gjendje të zbatojë projekte afatgjata në pajisjen me armatime për shkak të krizës së rëndë ekonomike dhe politike të kohës. Uashingtoni garantoi në atë kohë mbështetje të padiskutueshme për Kievin në mbrojtjen e Ukrainës, por sot pas 13 vitesh, shteti i Europës Lindore ndodhet i rrethuar nga forcat ruse duke vuajtur humbje të mëdha njerëzore dhe materiale. Në këtë kohë, Perëndimi po furnizon me armë shtetin ukrainas, por ndoshta, nëse Kievi do të kishte siguruar armatimin dhe mbrojtjen e nevojshme ushtarake, ndoshta sot do të përballonte më me efikasitet forcën e madhe ushtarake të Rusisë.

Pjesë nga kabllogrami i “Wikileaks”: Si SHBA çarmatosi Ukrainën?
Në datat 24-25 shkurt 2009, Grupi i Punës së Mospasurimit Bërthamor SHBA-Ukrainë diskutoi çështjen e sigurisë ndërkombëtare në Uashington. Karakteristike e partneritetit të ngushtë, pati një shkëmbim praktik të mendimeve dhe ideve në një sërë çështjesh, duke përfshirë dhe gjendjen aktuale të çështjeve në regjimet shumëpalëshe të mospasurimit, Traktatin e Mospasurimit Bërthamor dhe projektet dypalëshe të mospasurimit bërthamor. Në ndryshim nga dy takimet e mëparshme, Ukrainë qëndroi në modelin aktual në hapësirat kyçe të bashkëpunimit, veçanërisht në projektet bërthamore dhe radiologjike dhe shkatërrimin e armëve të lehta. Një çështje e re doli në shpjegmeet e Ukrainës për shumë sfida të sigurisë: Rusia ishte arsyeja e shumë problemeve në Ukrainë dhe qeverisë i mungojnë burimet për të adresuar këto çështje, veçanërisht në kontekstin e krizës ekonomike. Pavarësisht vullnetit të SHBA për të garantuar asistencën në adresimin e shumë problemeve, Ukraina vazhdon të jetë e paaftë për të ndjekur deri në fund këto angazhime dhe për të zbatuar këto projekte. Gjendja aktuale ekonomike dhe politike në Ukrainë do ta bëjë të vështirë progresin në çështjet afatgjatat në mandatin e ardhshëm. Sidoqoftë, siç shtë demonstruar në vitet e fundit, presioni i vazhduehëm ka qenë një metodë efektive për avancimin e interesave të SHBA në Ukrainë dhe do të jetë çelës për zgjidhjen e çështjeve afatgjata.

Linku i materialit të plotë

WikiLeaks cables show how the US disarmed #Ukraine
Link: https://t.co/wSDzuLy3Ba pic.twitter.com/9Gi4v0rpwT

— WikiLeaks (@wikileaks) March 1, 2022


(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll