Bota

Bilanci i luftës/ OKB: 136 viktima në Ukrainë, përfshirë 13 fëmijë

2 Mars 2022, 07:16 Nga DOSJA
Bilanci i luftës/ OKB: 136 viktima në Ukrainë,

UKRAINË– Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 136 civilë janë vrarë prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë më 24 shkurt. Trembëdhjetë fëmijë besohet se janë në mesin e të vdekurve.

Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionit të OKB-së për të Drejta të Njeriut, ka thënë se shifra reale e viktimave mund të jetë shumë e lartë. Throssell ka thënë se shumica e viktimave e kanë pësuar nga sulmet ajrore dhe shpërthime tjera të mëdha. OKB ka thënë po ashtu se rreth 400 persona janë plagosur në luftime.

Të dhënat e publikuara nga Qeveria ukrainase sugjerojnë se 352 civilë kanë vdekur dhe mbi 1,600 janë të plagosur.

LAJMI KRYESOR: 7 ditë luftë në Ukrainë/ Ushtria ruse godet Kharkivin, sot takohen sërish delegacionet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll