Bota

“Punoj dhe fle”, Zelenskyy flet nga bunkeri: S’e kam parë familjen prej disa ditësh

2 Mars 2022, 07:37 Nga DOSJA
“Punoj dhe fle”, Zelenskyy flet nga bunkeri: S’e kam parë

KIEV – Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy ka rrëfyer për mediat ndërkombëtare mënyrën e tij të jetesës gjatë javës së fundit kur Rusia po sulmon Ukrainën. Për “CNN” dhe “Reuters”, kreu i shtetit ukrainas dha intervistë nga një bunker në kryeqytetin Kiev. Ai pranoi se nuk e ka parë familjen e tij prej disa ditësh dhe rutina e tij në këtë javë ka qenë punë dhe gjumë. Ai përsëriti se nuk është ikonë, por atdheu i tij. Zelenskyy bëri thirrje që Rusia të ndalojë bombardimet në Ukrainë dhe më pas të nisë bisedimet për paqe me shtetin ukrainas.

“Me të vërtetë që është situatë shumë serioze, nuk është film. Nuk jam ikonë. Ukraina është ikonë. Ukraina është zemra e Europës dhe mendoj se Europa e shikon tani Ukrainën si diçka të veçantë për botën. Kjo është arsyeja se përse bota s’mund të humbasë diçka të rëndësishme. Është e nevojshme që të paktën të ndalohet bombardimi ndaj njerëzve dhe më pas të ulemi në bisedime. Duhet të flisni të gjithë. Secili duhet të ndalojë luftën dhe të kthehemi pas 5-6 ditë më parë. Rutina ime? Punoj dhe fle. Nuk e kam parë familjen time prej disa ditësh”, deklaroi lideri ukrainas Volodimir Zelenskyy.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, sot takohen delegacionet

Burimi: Alternet

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll