Meta: Rezoluta e PE dënon qartë pushtimin e Ukrainës
1 Mars 2022, 20:00Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka mbështetur rezolutën e Parlamentit Europian, e cila dënon luftën në Ukrainë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se gjithashtu ka mbështetur vendimin e PE-së për vëmendjen e shtuar ndaj Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që i ka bërë thirrje Kuvendit që përmes një rezolute të shprehin vullnetin kundër pushtimit të Ukrainës.
Përshëndes Rezolutën e Parlamentit Europian që dënon qartë dhe pa ekuivok agresionin rus kundër Ukrainës! Miratimi me 637 vota i kësaj rezolute që prek të gjitha aspektet politike, ekonomike, diplomatike, humanitare, ligjore, si dhe pasojat tragjike që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës, dëshmon solidaritetin dhe unitetin europian përballë rrezikut që i kanoset sot jo vetëm Ukrainës por edhe Europës dhe botës së lirë e demokratike. Përshëndes vëmendjen e shtuar të Parlamentit Europian edhe ndaj rajonit tonë, çka duhet të na shtojë vigjilencën ndaj çdo tentative për destabilitet nga aktorë jomiqësorë. I bëj thirrje Kuvendit të Shqipërisë që përmes një rezolute të shprehë qartë dhe pa vonesë vullnetin e tij kundër pushtimit të Ukrainës, ngjashëm me vendet e tjera të NATO dhe BE!
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KIEV-Presidenti Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz duke theksuar rëndësinë e përshpejtimit të vendimmarrjes për anëtarësimin e Uk...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga fjala që Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy mbajti ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që qytetarët shqiptarë të angazhohen e të ndihmojnë ukrainasit që sot ndodhen në ditën e gjashtë të luftës. P...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që zgjedhjet locale të 6 marsit të monitorohen. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se vetëm një monitori...
TIRANË– Partia Demokratike ka reguar pas emërimit të Serdar Hoxhës, si kryeinspektor i Veriut në Inspektoratin e Ndërtimit. Deputetja, Orjola Pampuri...
BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka takuar më në fund homologun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, Boris Johnson. Pas takimit, Rama ka nxjerrë vetëm një foto...
TIRANË– Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka treguar pse nuk i është bashkuar lëvizjes së liderit historik të Partisë Demokratie, Sali Beris...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe dy homologët e saj të Bashkimit Europian ...
VORË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kandidatit për kryetar të Vorës nga Partia Demokratike Ymer Marku që të tërhiqet nga kandidatura. Gja...