Bota

Parlamenti Evropian jep “OK”, Ukraina merr statusin vend kandidat për anëtarësim në BE

1 Mars 2022, 17:32 Nga DOSJA
Parlamenti Evropian jep “OK”, Ukraina merr statusin vend kandidat

STRASBURG- Parlamenti Evropian mbështeti rezolutën për dhënien e statusit të Ukrainës si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rezultatet e votimit për rezolutën përkatëse u njoftuan nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas votimi të sotëm. Sipas rezultateve përfundimtare, 637 eurodeputetë votuan pro, 13 deputetë votuan kundër dhe 26 abstenuan. Po ashtu, është bërë thirrje Rusisë për tërheqjen e trupave. 

Pas votimit me shumicë pro, pritet që rezoluta t’iu dërgohet institucioneve të BE-së të autorizuara për të marrë vendimet përkatëse dhe të gjitha vendeve anëtare të komunitetit. E gjitha vjen pas datës 28 shkurt, kohë kur presidenti Zelensky nënshkroi një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në BE, e cila u mbështet direkt nga presidentet e 8 vendeve. Por duhet që të gjithë vendet të japin “ok” në mënyrë që Ukraina të fitojë statusin e vendit anëtar.  

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synohet Kievi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll