Bota

VD/ Erdogan: Turqia mbështet futjen e Kosovës në NATO, s’marrim leje nga askush

1 Mars 2022, 17:36 Nga DOSJA
VD/ Erdogan: Turqia mbështet futjen e Kosovës në NATO,

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan shpreh bindjen e tij se nuk merr leje nga askush për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Në një takim që pati në Ankara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Erdogan tha se Turqia do të mbështeësë Kosovën. Deklarata u përshëndet edhe nga Osmani, e cila ishte në Turqi me disa nga ministrat e qeverisë Kurti.

“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shikojmë asnjë gjë që nuk shkon këtu. Për sa i përket njohjes së Kosovës dhe për ta mbështetur procesin e Kosovës këtu, nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta ofruar këtë mbështetje. Ne i kemi marr hapat tonë ashtu siç i kemi marrë me rastin e njohjes se Kosovës, ashtu do të bëjmë edhe tani me rastin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO”,-tha Erdogan.

Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”, tha Osmani.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni rexhep taip erdogan vjosa osmani rexhep taip erdogan vjosa osmani

Sondazh

Poll