Bota

Mjekë dhe klerikë i kërkojnë Putin të ndalojë: Po vajtojmë për vuajtjet e ukrainasve

1 Mars 2022, 17:42 Nga DOSJA
Mjekë dhe klerikë i kërkojnë Putin të ndalojë: Po

RUSI- Vladimir Putin përballet tashmë edhe me kërkesën e mjekëve dhe klerit ortodoks në Rusi. Në një letër të pazakontë dhjetëra klerikë ortodoksë i kërkojnë presidentit ndalimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë, duke theksuar se “respektojnë lirinë e çdo personi që ia ka dhënë Zoti dhe se populli i Ukrainës duhet të marrin vendimet vet, jo nën grykën e pushkës dhe pa presion as nga Perëndimi e as nga Lindja”. Klerikët thonë se “vajtojnë” për vuajtjet “që u janë imponuar në mënyrë të pamerituar vëllezërve dhe motrave tona në Ukrainë”.

REL raporton se është e pandodhur më parë që kleri ortodoks në Rusi të sfidojë Putin, pasi në vitet e fundit, edhe Kisha Ortodokse edhe lideri i saj Patriarku Kirill, kanë mbështetur plotësisht politikat e Putinit.

“Ne u bëjmë thirrje palëve për dialog sepse nuk ka alternativë tjetër për dhunën. Vetëm aftësia për të dëgjuar palën tjetër na jep ne shpresë për të dalë nga humnera në të cilën kanë rënë vendet tona disa ditë më parë. Lejoni veten dhe të gjithë ne që të hyjmë në Kreshmën e Pashkëve me frymën e besimit dhe dashurisë. Ndaloni luftën”.-thuhet edhe më parë në letër.

Ndërkohë që e njëjta kërkesë i është bërë Putin edhe nga bluzat e bardha që thonë se “kundërshtojnë fuqishëm veprimet ushtarake të kryera nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës. Misioni ynë është të shpëtojmë jetë njerëzore. Në këtë moment të vështirë për të dy vendet, ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve politike ekskluzivisht me mjete paqësore.” Letra e mjekëve është firmosur nga më shumë se 15,000 profesionistë mjekësorë.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kleri ortodoks vladimir putin kleri ortodoks vladimir putin

Sondazh

Poll