Bota

Çmimi i naftës në SHBA kap pikun, fuçitë e emergjencës s’i bëjnë përshtypje tregut

1 Mars 2022, 17:38 Nga DOSJA
Çmimi i naftës në SHBA kap pikun, fuçitë e

SHBA– Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të shtatë viteve ditën e sotme pasi edhe lirimi i 60 milionë fuçi nafte emergjente nuk arriti të lehtësojë krizën që ka zënë tregjet. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bëri me dije sot se vendet anëtare kanë rënë dakord të lëshojnë 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente për të dërguar një “mesazh të fortë në tregjet globale të naftës se nuk do të ketë mungesë” si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës. 

“Përfundimi është se kjo nuk mjafton për të qetësuar tregun. Është paksa një zgjidhje me fasad-aid,” -tha Michael Tran, drejtor menaxhues i strategjisë globale të energjisë në RBC Capital Markets. 

Por, këto 60 milionë fuçi nafte nuk i kanë bërë përshtypje tregut të naftës. Nafta e papërpunuar amerikane u rrit me rreth 10% sot në mëngjes, në nivelin më të lartë brenda ditës prej 105.14 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2014. Nafta e papërpunuar Brent, standardi botëror, u rrit me rreth 8% në 105.40 dollarë për fuçi.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota cmimi i naftes nafta ne shba cmimi i naftes nafta ne shba

Sondazh

Poll