Bota

PE miraton rezolutën me 636 vota pro Ukrainës për marrjen e statusit ‘kandidat’ për në BE

1 Mars 2022, 17:25 Nga DOSJA
PE miraton rezolutën me 636 vota pro Ukrainës për marrjen e

BRUKSEL- Parlamenti Evropian është shprehur pro marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian për Ukrainën. PE miratoi me 636 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenime rezolutën për marrjen e vendit kandidat. Sakaq, më herët Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të PE, është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Presidentit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.

Ne duhet të provojmë se oligarkët rusë nuk duhet të jenë të mirëpritur në hapsirën tonë. Ne e kemi bllokuar propagandën e Kremlinit në çdo hapsirë. Europa qëndron e bashkuar për të ecur më përpara. Ne e njohim dhe e dimë prespektivën dhe kemi mirëpritur kërkesën e Zelenksy-t për të pranuar Ukrainën në BE. Ky Parlament Evropian, ne do të ndalojmë çdo tentativë të Kremlinit për t’u futur në PE sepse agresorët që nisin luftën nuk kanë asnjë vend në shtëpinë e demokracisë. Evropa nuk do të ketë më asnjë akses tek gazi i Kremlinit, pra nuk do t’i mbajë shpresat aty dhe gjithashtu sistemi ynë i energjisë nuk duhet të jetë i varur nga Kremlini. Ka të bëjë me disa sanksione të forta që do të ndërmerren. Ne nuk mundemi më që të shesim pasaporta për njerëzit e Putin-it. Evropa duhet të lëvizë për të pasur mbrojtje të Unionit. Ne duhet të luftojmë dhe pikëpamjet e Kremlinit në lidhje me këtë çështje. Këtu nuk ka asnjë falje ndaj atyre që nisin luftën. President Zelenksy faleminderit, ne jemi bashkë tani dhe do të jemi bashkë në të ardhmen dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës“, tha ajo në fjalimin e saj në PE.

Kërkesa erdhi pas një bisede telefonike që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, zhvilloi me Zelenskyyn që Ukrainës ti jepej anëtarësia e menjëhershme në BE. Ndërkohë që beteja vazhdon në tri qytete Mariupol, Kharkiv dhe Çernihiv.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi parlamenti evropian lufta ukraine-rusi parlamenti evropian

Sondazh

Poll