Bota

Abraham: Kosova të anëtarësohet menjëherë në Këshillin e Evropës!

1 Mars 2022, 17:10 Nga DOSJA
Abraham: Kosova të anëtarësohet menjëherë në

KOSOVË– Anëtari i Bundestagut, Knut Abraham ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Në një deklaratë për media, Abraham ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë nga ky këshill, është koha e duhur që Kosova të bëhet anëtare.

Ai shtoi se duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, lufta në Ballkan s’duhet imagjinuar dhe se për këtë duhen dërguar edhe sinjale të qarta.

“Tani ne duhet të dërgojmë gjithashtu sinjalin e duhur që angazhohemi për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë. Prandaj bëj thirrje që Kosova të përdoret, e cila është një demokraci e re, ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe respekton jurisprudencën e GJEDNJ. Lufta në Ballkan s’duhet imagjinuar dhe se për këtë duhen dërguar edhe sinjale të qarta se ne nuk tolerojmë ndryshimin e kufijve përmes dhunës dhe se mbrojtja e minoriteteve dhe të drejtave të njeriut duhet të forcohet. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hapi i duhur,”- tha ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota knut abraham knut abraham

Sondazh

Poll