Shembja e banesave të Paskuqan, banorët dalin në protestë:Kemi lënë kockat për t’i ndërtuar
1 Mars 2022, 16:23Nga DOSJA
TIRANË- Banorët e Paskuqanit kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe, pasi u rrezikohen shtëpitë. Banorët kanë deklaruar se qeveria po i nxjerrin nga banesat, të cilat i kanë ndërtuar me mund. Një prej banorëve gjithashtu e kanë krahasuar kryeministrin Rama me Presidentin rus Vladimir Putin.
“Jemi duke protestuar përse postimin e aksit që na prish shtëpitë. Bukë nuk kemi me ngrënë, qëveria s’ka miell me furnizuar shqiptarët, do me na lanë pa bukë dhe pa shtëpi. Në prag lufte po na nxjerrin nga shtëpitë. Jemi 15 persona, s’kam marrë asnjë lloj mase. S’kam zgjidhje, s’na ka thënë njeri gjë. Ne jemi në rrugë të madhe, jemi më keq se Ukraina. Na lini të qetë në shtëpitë tona. Babi im ka lënë kockat për këtë Shqipëri, ka qenë partizan, babi i Edi Ramës, ka lënë kockat, ka qenë diktator, ka vrarë njerëz. I ati i Edi Ramës ka vrarë njerëz. Ky është pleh, ky lloj qeni. Ku Putin i poshtër, është më keq se Putin. Do të ik si Ahmet Zogu. Do ta mësoj më keq,” tha një prej protestuesve.
Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, në këtë zonë pritet që të preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërsa në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi. Banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- 3 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar...
TIRANË- Anulohet tenderi me vlerë rreth 500 mijë dollarë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për projektin e menusë së 100 fshatrave. Komisioni i Prokurimit Pu...
TIRANË- Punonjësit e Policisë që kanë rezultuar pozitivë në fazën e parë të testit për drogën do t’i nënshtrohet një tjetër ekzaminimi. Faza e dytë d...
ELBASAN- Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë ato zvicerane lidhur me atentatin ndaj Ardian Çapjas, të ndodhur në Krastë të Elbasan, në oborrin e sh...
Prokurori i Durrësit, Drini Pali u konfirmua në detyrë më 18 janar me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të kryesuar nga Etle...
TIRANË– Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë. Në ditën e parë të Muajit Mars, territori është përfshirë nga shira, vranësiria dh...