Aktualitet

I arrestuar për korrupsion! GJKKO s’pranon rekursin e ish-prokurorit të Sarandës, Sali Hasa

1 Mars 2022, 14:48 Nga DOSJA
I arrestuar për korrupsion! GJKKO s’pranon rekursin e ish-prokurorit

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-prokurorit Sali Hasa për të dalë nga qelia, aty ku po vuan dënimin e tij pas akuzave për korrupsion. Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua kohë më parë pasi dyshohet se ka pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave.

Përse akuzohet?

Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020. Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro. Ai akuzohet se pushoi çështjen ndaj Emiljano Miranit, i cili plagosi Edison Korkutin. Elona Papa, motra e Emiljano Emirjanit i dha ryshfet ish-prokurorit të Sarandës për të pushuar çështjen ndaj vëllait të saj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sali hasa sali hasa

Sondazh

Poll