Aktualitet

‘Menuja e kripur’/ Anulohet tenderi 500 mijë$ për kompaninë e djalit të drejtorit Agolli

1 Mars 2022, 16:02 Nga DOSJA

TIRANË- Anulohet tenderi me vlerë rreth 500 mijë dollarë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për projektin e menusë së 100 fshatrave. Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të pranojë ankesën e kompanisë tjetër pjesëmarrëse në garë. Në njoftimin publik të Komisionit të Prokurimit Publik shkruhet se kriteret e vlerësimit teknik për menunë e 100 fshatrave nuk janë në përputhje me ligjin për prokurimet publike dhe kjo përbën shkak për anulimin e procedurës. Nga ana tjetër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli i ka hartuar kriteret e vlerësimit teknik pa përcaktuar qartë se si operatorët ekomomik të ftuar duhet të hartojnë ofertat e tyre teknike.

“Kjo metodologji vlerësimi është evazive dhe e lë vlerësimin e propozimeve teknike tërësisht në subjektivitetin e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Komisioni gjykon, se autoriteti kontraktor duhet të kishte përcaktuar në mënyrë konkrete dokumentacionin dhe kualifikimet që duhet të disponojnë operatorët ekonomikë ofertues për secilin nënkriter, me qëllim përfitimin e pikëve maksimale,”- thuhet ndër të tjera në vendim.

Si u zhvillua tenderi?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dritan agolli fshzh projekti 100 fshatrat dritan agolli fshzh projekti 100 fshatrat

Sondazh

Poll