Aktualitet

Testi për drogën, nis faza e dytë për policët që kanë rezultuar pozitivë

1 Mars 2022, 16:04 Nga DOSJA
Testi për drogën, nis faza e dytë për policët që

TIRANË- Punonjësit e Policisë që kanë rezultuar pozitivë në fazën e parë të testit për drogën do t’i nënshtrohet një tjetër ekzaminimi. Faza e dytë do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, pasi është krijuar një marrëveshje mes policisë dhe IML-së për ekzaminimin toksikologjik për lëndët psikotrope.

Gjithsej janë 45 punonjës policie, të cilët kanë rezultuar pozitivë dhe pritet t’i nënshtrohen fazës së dytë. Nëse keta efektivë do të rezultojnë sërish pozitivë do të përjashtohen nga radhët e uniformave blu.

Deri më tani që nga nisja e testit të drogës për efektivët e policisë janë ekzaminuar 1736 punonjës policise. Nga këto ekzaminime është përjashtuar vetë një efektiv.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll