Aktualitet

Atentati ndaj Ardian Çapjas, letërporosi në Zvicër, kërkohet ndihmë për snajperin

1 Mars 2022, 15:13 Nga DOSJA
Atentati ndaj Ardian Çapjas, letërporosi në Zvicër,

ELBASAN- Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë ato zvicerane lidhur me atentatin ndaj Ardian Çapjas, të ndodhur në Krastë të Elbasan, në oborrin e shtëpisë së tij. Siç bëhet me dije për burime nga “Balkanweb“, autoritetet shqiptare kanë dërguar një letërporosi në Zvicës ku kërkohen të dhëna për snajperin për vitin e prodhimit. Po ashtu, hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë dhe një listë të personave që janë trajtuar si snajperistë në vendin tonë. Deri më tani në listë janë 74 ushtarakë e 16 forca të policisë ushtarake, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë të bëjmë edhe me një vrasës me pagesë. 

Plagosja e tij ndodhi mëngjesin e 8 qershorit 2020 në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet. Megjithatë ai u transportua në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Ndërkohë që vetë Çapja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) bashkë me nipin e tij, Florenc Çapja, se kanë urdhëruar vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në vitin 2012 në Elbasan. Prokurorët e SPAK iu kanë komunikuar akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupit te strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje”. Vetë Çapja kërkoi lirimin nga qelia dhe zbutjen e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ka prova për përfshirjen e tij në vrasjen e dyfishtë, ngjarje e ndodhur në vitin 2012, duke shtuar edhe se ka probleme me zemrën.

Por kërkesat e ngritura nga ai janë hedhur poshtë nga trupa gjykuese në GJKKO. Ndërkohë që hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja ardian capja plagoset ardian capja

Sondazh

Poll