Aktualitet

Sherr në Moravë, arrestohet amerikani në Korçë, iu gjet një thikë

1 Mars 2022, 16:04 Nga DOSJA
Sherr në Moravë, arrestohet amerikani në Korçë, iu

KORÇË- Një 30 vjeçar me inicialet F.B., banues në Korçë dhe me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në pranga nga policia e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari u arrestua gjatë kontrollit fizik që është bërë nga policia në afërsi të një resorti në malin e Moravës, Korçë. Të riut i është gjetur dhe sekuestruar një thikë e sipas të dhënave zyrtare, ai do të akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë

Qarkullonte me armë të ftohtë, vihet në pranga një shtetas amerikan. Sekuestrohet një thikë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit amerikan F. B., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në afërsi të një resorti në malin e Moravës, Korçë, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet një shtetas amerikan arrestohet një shtetas amerikan

Sondazh

Poll