Aktualitet

FT/ Tender 90 milionë lekë për blerje interneti, kompania ankimon Postën Shqiptare në KPP

1 Mars 2022, 16:14 Nga DOSJA

TIRANë – Kompania “ITirana sh.p.k.” ka ankimuar në Komisionerin Publik të Prokurimeve tenderin e hapur nga Posta Shqiptare për blerjen e internetit nga një objekt kontraktues për të furnizuar me internet zyrat e këtij institucioni për dy vite. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 89 664 000 lekë, e hapur në 31 dhjetor 2021 dhe e mbyllur në 31 janar 2022.

Në ankesën e dërguar në KPP, “ITirana sh.p.k.” arsyeton se kundërshton kriteret  në dokumentin e tenderit. Njëra prej tyre është paraqitja e një dëshmie nga operatori ekonomik për stafin e punonjësve të tij bashkë me listëpagesat sipas formatit E-Sig, ku numri i punonjësve të jetë jo më i vogël se 25 për 3 mujorin e fundit, nga të cilët 3 janë çertifikuar për rrjetet e të dhënave të nivelit CCNA.

Kompania arsyeton se vendosja e këtij kriteri nga Posta Shqiptare shkon në kundërshtim me ligjin e prokurimeve dhe ul konkurencën, pengon pjesëmarrjen e kompanive konkurente duke krijuar trajtim diskriminues dhe të pabarabartë për Operatorët Ekonomikë.

“ITirana sh.p.k.” kërkon që të ndryshojë kriteri nga 3 në 2 persona të çertifikuar për rrjetet e të dhënave të nivelit CCNA.

Një ditë më parë, “Fiks Fare” denoncoi rastin e tenderit të zarfeve për formularin e Këshillimit Kombëtar në muajin shkurt me vlerë 24 milionë lekë të rinj, kur formularët me zarfe u shpërndanë në muajin janar.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet posta shqiptare tender i postes shqiptare posta shqiptare tender i postes shqiptare

Sondazh

Poll