Aktualitet

Kërkoi lirimin e dy llogarive bankare, Gjykata e Lartë rrëzon kardiologun Edvin Prifti

1 Mars 2022, 14:44 Nga DOSJA
Kërkoi lirimin e dy llogarive bankare, Gjykata e Lartë rrëzon

TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar kardiologun e njohur Edvin Prifti për lirimin e pasurisë së tij.

“Tre anëtarët e Gjykatës së Lartë Ilir Panda Albana Boksi dhe Sandër Simoni, kanë vendosur mospranim rekuesi lidhur me sekeusetrimin e pasurisë së mjekut të njohur, duke lënë në fuqi vendimin e datës 02.12.2021 të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar“, thanë burimet për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

Pas vënies së tij nën hetim SPAK i sekuestroi 2 llogari bankare të kardiokirurgut Edvin Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Konkretisht janë sekuestruar shumat 51.4 mlionë dhe 177 mijë euro ndërsa nga hetimi ka rezultuar ngritja e një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore falso me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Dy javë më parë Gjykata e Posaçme hoqi masën e pezullimit të detyrës kardiokirurgut, duke i hapur atij rrugën për rikthim në detyrë.

Marre nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin prifti ervin prifti

Sondazh

Poll