Aktualitet

Drogë e armë në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari në Cërrik (Emri)

1 Mars 2022, 09:21 Nga DOSJA
Drogë e armë në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari në

ELBASAN– Një 37-vjeçar i identifikuar si Dritan Staga, banues në fshatin Shkëndi, Belsh është vënë në pranga në qytetin e Elbasanit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se në kuadër të operacionit “Kontakti“, 37-vjeçari u vu në pranga pasi u gjet me armë e drogë në shtëpinë e tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kontakt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Cërrik, në bashkëpunim me DVP Elbasan. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga 37-vjeçari që i posedonte. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me DVP Elbasan, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kontakt”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dritan staga dritan staga

Sondazh

Poll