Bota

Gazetarja ukrainase ‘masakron’ Johnson: Frikacakë! Kryeministri ul kokën: S’mundemi! Më fal

1 Mars 2022, 13:41 Nga DOSJA
Gazetarja ukrainase ‘masakron’ Johnson: Frikacakë! Kryeministri

VARSHAVË– Gazetarja ukrainase Daria Kleniuk është përplasur me kryeministrin britanik, Boris Johnson gjatë një konference për shtyp, duke i kërkuar më shumë ndihmë për vendin e saj. Kaleniuk kërkoi Johnson të bënte më shumë për të mbrojtur vendin e saj, duke pyetur pse ai dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s nuk ndalonin fluturimet nga Rusia. Kaleniuk, e cila punon për Qendrën e Veprimit kundër Korrupsionit të Ukrainës, i tha kryeministrit se gratë dhe fëmijët po luftojnë të largohen nga vendi për shkak të sulmeve ajrore që urdhëron Putin. Daria Kaleniuk tha se fëmijët dhe gratë po vriten pasi NATO nuk ka guxim të vendosë një zonë të ndalim fluturimit mbi Ukrainë.

“Ju nuk po shkoni në Kiev kryeministër sepse ju keni frikë”.

Gazetarja tha se sapo ishte ardhur nga kufiri me Ukrainën, ndërkohë që familja e saj është akoma aty.

“Gratë dhe fëmijët ukrainas janë në frikë për shkak të bombave dhe raketave që shkojnë nga qielli. Po flisni për më shumë sanksione, kryeministër, por Roman Abramovich nuk është i sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk janë duke u bombarduar, janë ende atje në Londër.”

 

Ndërsa Johnson i shqetësuar e dëgjoi gjatë gjithë deklaratës së saj, duke u shprehur se i vinte keq që nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej luftës në mënyrën që ajo do të donte.

“Duhet të jem i sinqertë. Nëse Britania e Madhe do të angazhohej në rrëzimin e avionëve rusë, do të angazhohej në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë – kjo nuk është diçka që ne mund ta bëjmë. Unë mendoj se pasojat e kësaj do të ishin vërtet shumë, shumë të vështira për t’u kontrolluar më pas. Më falni, do të marrë kohë. Më fal. Do të jetë e vështirë. Më vjen keq për gjithë tragjedinë dhe vuajtjen që keni përjetuar,“-i tha Johnson.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson britani daria kaleniuk lufta ukraine-rusi ukraine boris johnson britani daria kaleniuk lufta ukraine-rusi ukraine

Sondazh

Poll