Bota

Zelenskyy u del kudo! Presidenti mesazh zanor rusëve: Ktheni ushtarët në shtëpi!

1 Mars 2022, 14:44 Nga DOSJA
Zelenskyy u del kudo! Presidenti mesazh zanor rusëve: Ktheni ushtarët

UKRAINË– Rusët marrin telefonata masive me një mesazh nga presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Siç duket edhe nga videoja, Zelenskyy i dërgon një mesazh zanor të shkurtër për të ndaluar sulmet në Ukrainë. Qendrat e call-center-ave të Ukrainës po u bëjnë telefonata qytetarëve rusë dhe po u tregojnë se çfarë po ndodh realisht në Ukrainë, duke u kërkuar shprehimisht: Ktheni ushtarët tuaj në shtëpi!

“Qendrat e kontaktit ukrainas bëjnë telefonata të konsoliduara me qytetarët e Federatës Ruse dhe tregojnë se çfarë po ndodh realisht në Ukrainë. Së bashku me agjencitë e reklamave, ne lancuam mesazhe automatikë, ku presidenti ynë u drejtohet qytetarëve të Federatës Ruse,”– shkruan zëvendëskryeministri – Ministri i Transformimit Dixhital, Mykhailo Fedorov në Telegram. Në mesazhin e tij zanor, Zelenskyy u kërkon të gjithë ushtarëve të Rusisë që të ktheheshin në shtëpi.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ukraine lufta ukraine-rusi ukraine

Sondazh

Poll