Bota

Presidenti i Lituanisë paralajmëron Europën:Nëse Rusia merr Ukrainën, rrezikohemi të gjithë

1 Mars 2022, 15:17 Nga DOSJA
Presidenti i Lituanisë paralajmëron Europën:Nëse Rusia merr

VILNIUS – Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha se nëse sulmi rus në Ukrainë nuk ndalet, Rusia ka mundësi të sulmojë vendet Balltike dhe shtetet e tjera europiane. Ai paralajmëroi se nëse Ukraina bie në duart e Rusisë, e gjithë Europa do të kërcënohet nga Kremlini.

“Po, Ukraina është objektivi i parë. Nëse nuk mbështesim Ukrainën, nëse Ukraina bie, të tjerë do të rrezikohen dhe Rusia do të mbërrijë në dyert tona. Kjo është arsyeja se përse duhet të jemi të bashkuar. Asnjë vend në Europë ose në BE nuk do të ndihet i sigurtë”, tha në intervistë për CNN kreu i shtetit lituanez.

Më tej, ai shtoi se mbështetja për Ukrainën është detyrim moral.

“Është detyrimi jonë moral për të marrë pjesë në këtë proces, për të qenë aktivë dhe ndër të parët që i dalim në krah Ukrainës”, përfundoi presidenti lituanez Gitan Nauseda.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

Burimi: Skrastas 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll