Bota

3 orë larg zhvillohen luftime të ashpra, banorët e Dnipros fortifikojnë qytetin

1 Mars 2022, 15:04 Nga DOSJA
3 orë larg zhvillohen luftime të ashpra, banorët e Dnipros

UKRAINË – Në rrugët e Dnipros, grumbuj qytetarësh po ndërtojnë pika kontrolli dhe po fortifikojnë qytetin. Në çdo pikë kontrolli, të cilat po shtohen me shpejtësi, banorët po vendosin thasë me rërë dhe mure me goma. Me blloqet e betonit të vendosura në formë zig-zage nëpër rrugë, ushtarët ndalojnë dhe kontrollojnë çdo automjet në të gjitha drejtimet.

Kamionët po shkarkojnë kryqe të rëndë metalikë në rrugë për të penguar avancimin e tankeve ruse.

Përgjatë rrugës ka billborde në ngjyra blu dhe të verdhë  sipas flamurit kombëtar duke u bërë thirrje qytetarëve ukrainas të bashkohen.

Pavarësisht luftimeve të ashpra tani në Kharkiv, tre orë duhen për të shkuar në veri, por nuk gjetëm asnjë valë trafiku automjetesh drejt nesh.

Disa njerëz brenda qytetit të dytë më të rëndësishëm të Ukrainës na treguan se janë shumë të frikësuar për të lënë bunkerët ose banesat e tyre.

Trenat e evakuimit po lëvizin, pro informacioni është sporadik dhe jo secili mund të arrijë në stacione i sigurtë.

Marrë nga BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll