Bota

Klitschko ndan VIDEO prekëse, vogëlushët flasin nga bodrumet: Dëgjoni fëmijët! Kanë frikë

1 Mars 2022, 14:58 Nga DOSJA
Klitschko ndan VIDEO prekëse, vogëlushët flasin nga bodrumet:

KIEV– Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko e ka publikuar një video mjaft prekëse në rrjetet sociale, ku shfaqen një grup të miturish, të gjithë të fshehur nëpër depo që kërkojnë ndaljen e luftës. Klitschko, i cili iu bashkua ushtrisë ukrainase në luftën ndaj rusëve, kërkon që lufta të ndalet, ndërsa bën thirrje edhe për shpëtimin e fëmijëve.

Listen to them! Listen to the voices of these children fearing for their lives. Many others we have already lost. This is today. This is the reality of a hideous war. Act now! Save the children! #StopRussia #StopPutinsWar pic.twitter.com/b727MwfjXZ

— Klitschko (@Klitschko) March 1, 2022

Ndërkohë që të miturit kanë përsëritur njëri pas tjetrit mesazhin e tyre: Fëmjët e ukrainës po kërkojnë që të dalet lufta. Gjithë kombet duhen bashkuar. Ne jemi njerëz paqësore. Nuk duam të vdesim. Raketa të vërteta po fluturojnë mbi kokat tona. Ndalni luftën. Ne kemi frikë. Fëmijët e Ukrainës kërkojnë që të ndalohet lufta. Të bashkohet e gjithë bota. Kam frikë! Kam shumë frikë për familjen time… Ju lutem ndalni luftën në Ukrainë. Unë jetoj në Kiev. Është shtëpia ime. Dua të shkoj në shtëpi. Dua të shoh babanë time. Dua të shoh të afërmit e mi. Dua të shoh miqtë e mi. Dua të shkoj në shkollë. Ndalni luftën në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ukraine wladimir klitschko lufta ukraine-rusi ukraine wladimir klitschko

Sondazh

Poll