Bota

Mediat në Rusi: Nesër zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve me Ukrainën

1 Mars 2022, 12:35 Nga DOSJA
Mediat në Rusi: Nesër zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve me

RUSI – Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet shtetërore të të dyja vendeve, mediat ruse pretendojnë se nesër do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës lidhur me luftën mes tyre. “Ria Novosti” mori informacion nga një diplomat ukrainas.

“Bisedimet e ardhshme do të mbahen nesër në 2 mars”, thuhet në median në fjalë.

Shkencëtari bjellorus i studimeve politike Yury Voskresensky konfirmoi gjithashtu të njëjtën gjë.

“Sipas të dhënave të mia paraprake, bisedimet do të mbahen nesër”, përgjigjet Voskresensky, i cili është bashkëpunëtor i organizatorëve të bisedimeve.  Ai theksoi se delegacioni i parë do të mbërrijë sonte në mbrëmje në Minsk dhe se negociatat do të zhvillohen në kufirin bjelloruso-ukrainas.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan dje raundin e parë të bisedimeve për çështjen e luftës në Ukrainë. Negociatat zgjatën 6 orë, por palët nuk dhanë informacione zyrtare pas takimit. Kievi kërkon armëpushim dhe tërheqje të menjëhershme të forcave ruse nga territori i saj, ndërsa Moska kërkon marrëveshje afatgjatë me fqinjin ukrainas dhe moscënim të integritetit të saj territorial. Gjithashtu, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenskyy ende nuk kanë rënë dakord për t’u takuar.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

Burimi: Ria Novosti

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll