Bota

Qindra njerëz largohen nga Ukraina! CNN: Shtetet që po strehojnë refugjatët

1 Mars 2022, 14:23 Nga DOSJA
Qindra njerëz largohen nga Ukraina! CNN: Shtetet që po strehojnë

UKRAINË– Më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Ukraina po strehohen në vendet fqinje. Njerëzit e dëshpëruar po shkojnë drejt perëndimit pas pushtimit të Rusisë, që nisi javën e kaluar.

CNN ka bërë një pasqyrim të situatës në kufinjtë e Ukrainës, dhe vendet në të cilat po strehohen refugjatët.

Poloni: Më shumë se 100,000 njerëz kaluan nga Ukraina në Poloni ditwn e kaluar, Që nga 24 shkurti, autoritetet kufitare kanë futur nw kufi të paktën 377,400 persona. Radha më e gjatë është në vendkalimin Medyka, tha zëdhënësja e rojes kufitare Anna Michalska.

Ditët e para të evakuimeve ishin kaotike, me shumë njerëz që ecnin distanca të mëdha deri në kufi në kushte të ftohta.

Sllovakia: Koha e pritjes në kufijtë e Ukrainës me Sllovakinë zgjat deri në 35 orë në Ubla, drejt verilindjes së Sllovakisë dhe 12 orë në Vysne Nemecke, drejt juglindjes. Gjithsej 54,304 persona kanw hyrë në vend deri sot në mëngjes, sipas policisë kufitare sllovake.

Rumani: Gjithsej 89,000 qytetarë ukrainas kanë kaluar përmes kufirit rumun që nga pushtimi rus.

Hungari: Policia konfirmon për CNN se vendkalimet janë më pak të ngarkuara sot.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll